Shkëlzen Berisha : Taulant Balla akoma nuk ka paguar për shpifjen e parë

0
884

Më 6 qershor të vitit 2015-të, Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar deputetin socialist, Taulant Balla për shpifje, pas padisë së djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit.

Ndërsa gjykata e dënoi zotin Balla asokohe me një gjobë prej 1 milion lekësh të reja, Shkëlzeni tha sot se Balla akoma nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës.

Sipas tij, duke u fshehur pas imunitetit, Taulant Balla mban peng zbatimin e vendimit të formës së prerë të gjykatës.

“Është sjellë këtu si shpifës, jo se unë kam dëshirë t’i vë një damkë të dytë se ai e ka një damkë si shpifës, por se unë kam dashur që publiku të marrë edhe një përgjigje ligjore…Është i vetmi kryetar grupi në Europë që nuk zbaton vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit. Është dënuar si shpifës, është dënuar që duhet të paguajë shpifjen dhe fshihet pas imunitetit, fshihet pas Edi Ramës që e trajton si tualet dhe nuk paguan detyrimin që ka për shpifje, nëse ky vend do kishte prokurori, nëse do kishte sado pak integritet duhet ta kishte proceduar penalisht se pengon zbatimin e vendimit të Gjykatës”,- sqaroi Berisha.

Kujtojmë që padia e djalit të ish-kryeministrit kishte të bënte me disa deklarata të Taulant Ballës që e akuzonte për lidhje me Lotarinë Kombëtare. Gjykata e Apelit vendosi në favor të Shkëlzen Berishës, por me sa duket kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nuk e paska paguar ende gjobën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here