Friday, April 19, 2024
Home Kronika Tentoi të vriste 24 vjeçarin me thikë, policia arreston Tropojanin 23 vjeçar…

Tentoi të vriste 24 vjeçarin me thikë, policia arreston Tropojanin 23 vjeçar…

0
1326

 

Një 23-vjeçar nga Tropoja u arrestua nga policia pasi tentoi të vriste me thikë një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan.

Policia thotë se “Fatlind Vidrica, 23 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë u arrestua pasi duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin  e këtij të fundit,  për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin A.B   duke e goditur me thikë në krah dhe dorë”.

24 vjeçari i plagosur banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë),  që  dyshohet se është përdorur nga autori.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë,  për veprime të mëtejshme,  për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here