Rruga kryesore që lidh lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës me supestradën do të mbajë emrin e Aleksandër Ndokës.
Vëllai i ish deputetit socialist, Arben Ndoka u vra në një atentat pranë shtëpisë së tij më 9 dhjetor 2017 dhe ende nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë krim.
Aleskandër Ndoka kishte dhe postin e këshilltarit në këshillin bashkiak të Lezhës.
Ndërkohë dje ky Këshill pranoi propozim e këshilltarit Emirjan Lazri.Ai u shpreh se Aleksander Ndoka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshem në mbarvajtjen e Këshillit Bashkiak dhe në disa funksione publike që ka mbajtur, ndaj dhe ky vlersim është në shenje respekti për figurën e tij.
Aleksandër Ndoka u ekzekutua me bresheri automatiku pranë banesës së tij më 9 dhjetor 2017 dhe dy muaj para vrasjes ishte emeruar drejtor i IKMT për veriun