Nënkryetari i LSI-së Luan Rama përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka uruar për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ai theksoi se Kosova e pavarur ka qenë ëndrra e bukur e shqiptarëve që është bërë realitet.
MESAZHI I LUAN RAMËS
10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës – festë për të gjithë shqiptarët e botës.
Kosova e pavarur – ëndrra jonë e bukur e bërë realitet.
Pavarësia e Kosovës, monument përjetësie për luftën e UÇK-së.
Thua Kosovë dhe ke thënë atdhetari, sakrificë, heroizëm e dinjitet kombëtar.