Arrestohet autori i vrasjes se shqiptares në Itali,dy vite pas ngjarjes

0
888

Policia italiane e qytetit të Pavias ka arrestuar sot autorin e vrasjes së shqiptares 40 vjeçare. Lavdije Kruja e cila u gjet vdekur me një plumb në kokë në ujërat e lumit ‘Po’ në qershor të 2016.

Autori i vrasjes është shtetasi italian Franco Vignati 64 vjeç banues në komunën Chignolo Po në provincën e Pavias.

Trupi i pajetë i 40 vjeçares shqiptare u gjet 8 ditë pasi familjarët kishin sinjalizuar zhdukjen e saj.

Pas dy vite hetimesh policia e Pavias ka mundur të identifikojë e të arrestoj me akuzën e vrasjes së qëllimshme 64 vjeçarin italian.

Hetimet kanë zbardhur se Lavdije Kruja kishte pasur një lidhje dashurie me shtetasin italian.

Sipas hetuesve, vendimi i 40 vjeçares shqiptare për t’i dhënë fund lidhjes së dashurisë është dhe motivi i kësaj vrasje.

Lavdije Kruja jetonte prej 10 vitesh në Itali, ishte e divorcuar dhe nënë e 2 djemve sot në moshën 15 e 19 vjeçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here