Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi se SHBA së shpejti do të shpallë “non grata” dhe persona të tjerë të cilat janë zyrtarë të lartë. Duke bërë kronologjinë e ngjarjeve që çuan në ndalimin e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla bashkë me familjen e tij për të hyrë në SHBA, Hoxha theksoi se ky është vetëm fillimi.
“Masa ndaj Llallës tregon ndër të tjera se SHBA kanë mbledhur dhe mbledhin informacion me instrumentet e tyre për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri dhe në vende të tjera. Ky është paralajmërimi për të tjerët që kanë mbushur kupën”, tha analisti Preç Zogaj, duke shtuar se kjo masë ndëshkuese I ekspozon zyrtarët e lartë para popullit të tyre si të korruptuar e të padëshirueshëm në vendin kampion të demokracisë”.
Për Lorenc Vangjelin ky angazhim i fortë SHBA-ve në Shqipëri vjen dhe si rrjedhojë e interesave gjeopolitike për sa kohë “Shqipëria është i vetmi vend qartazi i vendosur në krah të SHBA në rajon”.