Basha takim me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban

0
559

Partia Demokratike ka njoftuar sot se kryetari i saj Lulzim Basha gjatë Samitit të udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së Djathtë ka shprehur në Budapest vlerësimin e opozitës në Shqipëri për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, që rikonfirmon vullnetin politik të Unionit për anëtarësinë e rajonit në Bashkimin Europian.

Basha është shprehur se anëtarësimi në Europë është për shqiptarët një aspiratë kombëtare, të cilës Partia Demokratike i ka shërbyer dhe e ka çuar përpara sa herë ka qeverisur vendin.

Në fund, lideri i pozitës shqiptare pati një takim të veçantë me mikpritësin e Samitit, kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Kreu i opozitës e siguroi Orbanit se Partia Demokratike po punon për alternativën e projektit europian të vendit se është e vendosur ta ndryshojë Shqipërinë duke çliruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet.

Një zotim të tillë Basha ia bëri kryeministrit, që konsiderohet si autokrati i fundit i BE-së.

Dy ditë më parë Washington Post shkruante, se në Hungari, 30 vjet pas rënies së komunizmit, janë krijuar grupe vullnetarësh që shpërndajnë trakte nëpër trena, me shpresën që lajmet e tyre të depërtojnë deri në fshatra, ku burimi i vetëm i informacionit që kanë banorët e zonave rurale dhe jo vetëm, janë mediat e kontrolluara nga pushteti dhe oligarkët pranë kryeministrit Orban.

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe uljes së papunësisë, Orbani pritet ta sfidojë emigracionin, Bashkimin Evropian si dhe armikun e tij personal, sipërmarrësin Hungaro-Amerikan George Soros, ideali i të cilit për një “shoqëri të hapur” bi ndesh me përpjekjet e Orbanit për ta kthyer Hungarinë në një “shtet joliberal”, që është i mbyllur për emigrnatët, vijon artikulli i gazetës amerikane.

Fiksimi i Orbanit për të qenë gjatë gjithë kohës në konflikt mund të jetë i rrënjosur në besimin e tij të verbër se hungarezët votojnë për të kur ndihen në rrezik, ndërsa opozitën e zgjedhin kur gjërat shkojnë mirë, – shkruan më tej e përditshmja e SHBA-ve.

 “Një prej karakteristikave kryesore te Viktor Orban dhe qeverisë së tij aktuale është se ata duhet të jenë në mënyrë konstante në luftë me një armik” – tha Peter Kreko, analist politik i Political Capital, një kompani kërkimesh në Budapest.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here