Deputeti i LSI: Rama “teatër” me pedagogët, mungesa e pagave neglizhencë e Ministrise

0
669

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës dhe aktualisht deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj e ka quajtur të patolerueshme dhe të pafalshme gjuhën e kryeministrit Edi Rama në takimin me pedagogët.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Rrokaj tha se ky ishte një teatër i shëmtuar që nuk ndodhte në asnjë vend të botës.

Ai gjithashtu foli për ngërçin financiar për pedagogët dhe mosmiratimin e akteve nënligjore, shkruan BalkanWeb

“E patolerueshme e pafalshme gjuha e kryeministrit. Imagjinoni që ky teatër i shëmtuar të ndodhte në një vend perëndimor. Nuk thirret senati akademik për çështje që nuk i takojnë. Një  senat akademik thirret për çështje vizioni e si duhet të ecë reforma për arsimin e lartë.

Ngërçi financiar

Rrokaj:Nuk besoj se lidhet me ligjin e arsimit të lartë, është neglizhencë e Ministrisë së Arsimit që nuk ka kaluar buxhetin. Në një plan më të errët mund të jetë edhe kjo që qeveria kërkon të detyrojë universitetin të shpenzojë të ardhurat që grumbullon në thesar”

Aktet nënligjore pse nuk miratohen

Rrokaj: Vetë ligji ishte shumë problematik. Pati një debat për atë ligj, u sollën përvoja, por mungesa e një komunikimi efektiv me grupet e interesit, po realisht nuk merret mendimi si duhet. Këtu ligji ka shumë nene, njëri më problematik se tjetri. Mungesa e përgjegjësisë nga ana e Ministrisë është tjetër faktor. Ajo kishte kohë të vendoste aktet nënligjore. Pretendohet se shumë prej tyre kanë dalë. Por unë them që ka nga ato që kanë bllokuar jetën universitare.

Zgjidhje për të mos ndodhur më probleme

Rrokaj: Udhëzimi i dy ministrave, të vijnë urgjentisht në universitet. Ato nuk kanë pse paguajnë nga të ardhurat e grumbulluara. Të ushtrojnë detyrën për të cilën janë zgjedhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here