Deputeti i LSI, Vasili jep alarmin: Pediatria onkologjike është në vështirësi pë ilaçe…

0
811

 

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin se pediatria onkologjike është në vështirësi për ilace.

Përmes një postimi në facebook, Vasili ngre lart shqetësimin e Anila Godos shefja e pavijonit të anko-hematologjisë në Pediatri, në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë se pacientët e vegjël kanë nevojë imediate për medikamentet që mungojnë.

“Pediatria onkologjike ne veshtiresi,qeveria te ktheje syte.

Kolegia e nderuar Anila Godo e cila ne vije te pare perballet jo vetem me patologjine onkologjike ne pediatri,por edhe me dhimbjen e perditshme te shpirtit te femijeve ne pavion ngre alarmin per mungesen e barnave.
Fjale pa fund degjohen per dite,fjale pa produkt e te pandjeshme,fjale shpesh hipokrite dhe propagandistike nga qeveria e kryeministri qe vetem bejne sikur.

Pacientet i sherojne veprat dhe jo fjalet,i sheron modestia dhe jo arroganca,i sheron dhimbja e sinqerte jo hipokrizia politike”, shkruan Vasili në facebook.

 

vasili.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here