Deputetja Pamuri:”Informohuni qe te jeni inteligjente”

0
620

Ditën e djeshme, një status i deputetes së re të PD oriola Pampuri, bëri xhiron në rrjet.

Pampuri shkruante se godina e Parlamentit rumun është i dyti në Botë për nga madhështia pas Pentagonit. Kjo u cilësua si gafë në rrjetet sociale dhe solli reagimin edhe të vetë demokratëve.

Ilir Kaduku, ish-themelues i PD ironizonte Pampurin duke thënë se kjo ishte “inteligjenca që kishte zgjedhur Basha”. Një gjë e tillë u bë lajm edhe në disa portale.

Por sakaq, ka reaguar vetë Pampuri i cila ndan linkun e “tripadvisor” ku shkruhet për ndërtesën e dytë më të madhe në botë pas Pentagonit e që rezulton pikërisht godina e Parlamentit rumun.

“Merrni disa informacione, informohuni! Kjo do të ndihmojë cilindo të jetë pak inteligjent. Më shumë informacion na ndihmon të jemi më pak paragjykues.

P.s Narkoshteti është problemi i gjithkujt që e do këtë vend. Të gjithë bashkë kundër tij do ishte më mirë”, shkruan Pampuri.

 

or.jpgpaaaa.png

pamp2.jpg

pamp.png

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here