Ja si do jenë shkollat e reja që do ndërtohen në Tiranë

0
683

Bashkia zbulon projektet e 17 shkollave të reja që do të nisin ndërtimin këtë vit , për të qenë gati në sezonin e ri shkollor 2019

Nga projektet duket se godinat do të kenë mjedise e hapësira të bollshme për nxënësit, terrene sportive e laboratorë të mirëpajisur për zhvillimin normal të lëndëve arsimore.

Ndërkaq, shkollat 9-vjeçare do të kenë edhe kopësht të integruar brenda tyre.

Bashkia premton se me ndërtimin e këtyre shkollave do të zgjidhet përfundimisht problemi 27 vjeçar i mësimit me dy turne.

“Shkollat e reja të Tiranës do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, që do mund të shfrytëzohen edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe komuniteti rreth saj, për aktivitete të ndryshme social-kulturore, duke i dhënë asaj një dimension tjetër. Ndërtimi i tyre është përcaktuar në çdo njësi administrative të Tiranës, aty ku edhe nevoja është më e madhe, në bazë të dendësisë së popullsisë. Shkollat janë planifikuar të kenë të gjitha ambientet e nevojshme akademike (klasat mësimore, duke përfshirë laboratorët e fizikës, kimisë, biologjisë, informatikës etj), palestër me ambientet ndihmëse të saj, hapësirat administrative, hapësirat shoqërore, etj, thuhet në njoftimin e bashkisë

Premtohet se për të përballuar ndryshimet klimaterike, godinat do të pajisen me sisteme të ngrohjes qendrore.

Në vitin 2017, Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e 3 shkollave të reja: “Hoxha Tahsin”, pranë Pazarit të Ri, “Betim Muço” në Kombinat dhe “Ardian Klosi” në Njësinë 4. Ndërkohë, janë në përfundim e sipër shkolla “Servete Maçi” në Rrugën e Dibrës dhe shkolla “Kosova” në Rrugën e Elbasanit.

Në Bashkinë e Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike, nga të cilat 17 janë shkolla të mesme të veçanta, 13 janë të mesme të bashkuara, 40 janë cikli i ulët dhe 121 9-vjeçare. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here