Maks Velo nxjerr emrat e spiunëve: Mes tyre miku im dhe gruaja e Petro Markos

0
983

TIRANE- Artisti dhe shkrimtari i mirënjohur Maks Velo i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 publikoi për herë të parë dosjen e tij, të cilën ka pak kohë që e ka marrë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit.

Velo shprehet i tronditur dhe thotë se njerëzit që e çuan drejt burgut janë miqtë e tij, Llambi Blido dhe Safo Marko, bashkëshortja e Petro Markos, raporton “BalkanWeb”
maxi

dojs
“Është hera e parë që publikohet kjo dosje. Dosja përmban dokumente nga viti ‘73 në ’91. Janë katër: Dosja e sigurimit, dosja e hetuesisë, doja e gjykatës dhe dosja e Spacit. Dosjen e hetuesisë dhe gjyqin e njihja, këtë të Sigurimit dhe burgut nuk e kisha parë. Aty mësova se Llambi miku im prej 10 vitesh, Llambi me pseudonimin “Semani” ka bërë 27 denoncime për mua. Unë jam ndjekur dhe jam përgjuar që nga ‘61 në ’89. Safo Markos që kishte pseudonimin “Shigjeta” i shkova si shok që ta lehtësoj kur iu arrestua djali, ndërsa ajo shkoi në polici e më denoncoi për ato që i thashë për djalin. Safo Markon e kisha shoqe e respektoja, e doja, i thashë fjalë ngushëlluese kur i arrestuan djalin. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

Ai ka publikuar sot edhe disa pasazhe nga kjo dosje duke treguar se miku i tij piktori Llambi Blido e provokonte vazhdimisht me qëllim që ta fuste në kurth.

“Kisha 10 vite miqësi me Llambin, unë nuk bisedoja se do i bëja atentat Enverit me të bisedonim për pikturën për Pikason, ndërsa ai më provokonte vazhdimisht kur vinte në shtëpi që të më fusnin në kurth”,- shtoi Velo.
(m.a/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here