Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj sot ndodhet në qytetin e Shkodrës, i pranishëm në analizën 1-vjeçare të punës së policisë lokale. Takimi po zhvillohet pa praninë e mediave, ndërsa në përfundim të analizës pritet që të ketë një deklaratë nga Xhafaj.
Nderkohe qe sot Vehbi Bushati është emëruar Drejtor i Policisë së Shkodrës. Bushati zëvendëson në këtë detyrë Gjovalin Lokën, i cili dy ditë më parë u emërua Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.