Shpesh shikojme në Instagram video kreative të recetave të ndryshme vegane. ju tregojme se si mund të bëni një drekë të shpejtë e të shijshme vegane.*
1. Pasta me pesto
vaj ulliri
1 qepë
3 thelbinj hudhër
spinaq
majdanoz
100 g bizele
makarona
Përgatitja: Fillimisht ngrohni vajin e ullirit në një tigan. Shtoni qepën, e pas pak minutash dhe hudhrën. Lërini të marrin aromat e njëra-tjetrës dhe hidhni pak kripë e piper. Më pas shtoni dhe spinaqin. Përzieni të tre përbërësit me njëri-tjetrin. Hidhni majdanozin e lëngun e limonit. Në fund shtoni dhe bizelet. I kaloni të gjithë në blender për të bërë peston që më pas ja shtoni makaronave.
2. Pasta me humus
200 g qiqra të konservuara
2 thelbinj hudhër
1 gotë lëng limoni
vaj ulliri
makarona
ujë makaronash
1 qepë e kuqe
100 g spinaq
Përgatitja: Për të bërë humusin hidhni në blender qiqrat, 1 thelb hudhër, pak kripë, vaj ulliri e lëng limoni. Në tigan hidhni vaj ulliri e më pas shtoni qepën e kuqe, 1 thelb hudhër, spinaq e më pas humusin e përgatitur. Përzieni përbërësit duke shtuar ujin e makaronave. Shtoni në tigan dhe makaronat e ziera dhe përzieni gjithçka bashkë.