Samuel Nikaj “mbyt” kategorine e Pare. Rikthen ne Superlige pas shume vitesh Kastriotin

0
1425

Kastrioti nuk ka rivalë në grupin A. Krutanët kanë triumfuar edhe sot në Lezhë me Besëlidhjen vendase. Kabiru dhe Mulaj ishin autorët e golave në këtë takim. Me fitoren ndaj ketij rivali, Kastrioti tashme siguron edhe me tej Superligen. Ekipi i drejtuar nga shkodrani Samuel Nikaj ka ne 16 ndeshje 41 pike, me 13 fitore, 2 barazime dhe vetem 1 humbje. Ndjekesit me te afert jane Egnatia dhe Erzeni por shume larg ekipit te Nikajt me plot 15 pike diference. Me kete ecuri fantastike, Kastrioti me te gjitha gjasat vitin tjeter do te rikthehet ne superlige pas shume vitesh. Prej disa sezonesh, ky klub ka luftuar per t’u shpallur kampion ne kategorine e pare por ka deshtuar ne momentet e fundit ndersa kete vit gjithcka duket ndryshe, pasi Superliga eshte thuajse e sigurte.

1 sezon me pare, Samuel Nikaj i riktheu pas shume vitesh, Kosoves, Prishtinen ne eliten e futbollit vendas dhe duket se kete vit do te beje te njejten gje por tashme me Kastriotin. Nje trajner fjale pak por me shume pune dhe sukses. Superliges po i shtohet nje trajner shkodrane 🙂

K.Zhivani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here