Në Disney këto ditë ka shpërthyer moda e Churro-ve. Janë një ëmbëlsirë brumi, e ngjashme me tullumbat, por pa sherbet…Nëse kohët e fundit përgatiten edhe në restorante me Michelin, nuk është çudi që kanë hyrë edhe në Disney.
Në Disney ato shoqërohen me përbërës të mahnitshëm, që u japin pamjen e objekteve të përrallave…sepse jemi në vendin e duhur.
Megjithatë ne e dimë që nuk është aq e thjeshtë të shkosh në Disney, por Churro-t nuk kemi pse i humbim…
Ato janë një copëz përralle kudo që të jemi, kështu që hapni frigoriferin, merrni ç’ju duhet dhe nisni të përgatisni ëmbëlsirat më në modë të kësaj kohe. E sigurt që fëmijët do jenë shumë shumë të kënaqur…