Vijon rrrokada ne polici,iken drejtori i Gjirokastres

0
710

S’ndalet “furtuna” e lëvizjeve e shkarkimeve në Policinë e Shetit.

Lorenc Panganika, drejtori i Policisë së Gjirokastrës është lëvizur nga detyra. Mësohet se Panganika, do të emërohet në krye të drejtorisë së Policisë së Korçës ndërsa ende nuk dihet se kush do e zërë vendin e Panganikës në Gjirokastër. Në Korçë, ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë Arben Skëndo dhe sot me ç’duket u bë zëvendësimi me Panganikën.

Kujtojmë se po sot, është emëruar në krye të drejtorisë së policisë në Shkodër, Vehbi Bushati duke zëvendësuar Gjovalin Lekën. Gjithashtu në Lezhë është emëruar drejtor Ferdinand Mara në vend të Bledar Çelikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here