Xhafaj:2017 vit jo pozitiv për Lezhën

0
617

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e quajti 2017 nëj vit jo pozitiv për Lezhën sa i takon situatës së kriminalitetit dhe kërkoi angazhim në luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

Në një prononcim për median pas analizës vjetore Xhafaj u shpreh i vendosur dhe për ndërprerjen e lidhjeve ekonomike dhe asetet ekonomike që kanë vendosur këta grupe kriminale.

Fatmir Xhafaj: “Një prioritet tjetër të rëndësishëm që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale, duke e konsideruar këtë një fushë të rëndësishme ku do të duhet të fokusohet puna e strukturave vendore të policisë në Lezhë dhe veçanërisht strukturave të Policisë kriminale.

Është e vërtetë që ka një punë të mirë, të nisur, për identifikimin e këtyre grupeve kriminale, të përbërjes së këtyre grupeve kriminale dhe të aseteve kriminale të krijuara prej tyre nga veprimtaria kriminale që kanë ushtruar këtu në Lezhë dhe jashtë vendit.

Kur them në Lezhë nuk kam parasysh vetëm bashkinë Lezhë, por kam parasysh edhe Kurbinin posaçërisht, por edhe Mirditën dhe në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, ky do të jetë fokusi kryesor.

Shpresoj që të kemi lajme të mira dhe të kemi rezultate të mira në muajt në vijim edhe në Lezhë, siç kemi pasur në Shkodër, në Tiranë, në Durrës dhe në shumë qarqe të tjera.”

Para ligjit ata qe kryen baterdine me pronat ne bregdet

Xhafaj shprehu shqetësimin dhe për abuzimet me pronat në bregdet

Fatmir Xhafaj: U takon strukturave të Policisë dhe pastaj strukturave të Prokurorisë që të marrin masat e duhura në konkluzion të hetimeve intensive që janë duke u zhvilluar për grupet kriminale, por edhe për një fushë tjetër të rëndësishme siç është abuzimi me pronën publike.

Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht.

Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme.

Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale.

Drejt identifikimit autori i vrasjes se Aleksander Ndokes

Xhafaj tha se shpresonte ne identifikimin e autoreve te dy ngjarejeve te renda kriminale ne Lezhë, njëra prej tyre vrasja e Aleksander Ndokes.

Pyetje: Disa ngjarje kanë ndodhur në Lezhë, konkretisht vrasje, janë pa autor, çfarë do të bëhet?

Ministri Xhafaj: Kjo bën pjesë pikërisht në atë që sapo shpreha që ne kemi pritshmëri më të larta. Janë dy ngjarje të tilla për të cilat është duke u hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe shpresoj që të ketë rezultate konkrete për identifikimin e autorëve përgjegjës.

Ministri i Brendshëm e cilësoi si tregues pozitiv të policisë së Lezhës angazhimin e saj për luftën kundër kanabisit si dhe menaxhimin  e sezonit veror ndërsa beson se vettingu do të rrisë besueshmërinë e qytetarëve.

” Përmes vettingut në polici synojmë të rrisim besimin brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Kemi si qëllim të rrisim besueshmërinë e qytetarëve te policia” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here