10 vjetori i pavaresise se Kosoves, Rama: Koha per president te Unitetit Kombetar

0
790

Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne për rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Seanca u hap me falenderimin e pjesëmarrësve nga vende mike të Kosovës dhe më pas ekzekutimi i himnit kombëtar të Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke përmendur arritjet në dekadën e parë, vendosi edhe prioritetet për 10-vjeçarin e ardhshëm.

Një fjalim përshëndetës mbajti edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili bëri dhe një parashikim për dekadën e ardhshme. Ai propozoj që dy vendet të kenë një president te unitetit kombetar.

Një përshëndetje e veccantë për këtë 10 vjetor e dha kongresmeni amerikan, Eliot Engel. Ndërkohë, në këtë seancë solemne morën pjesë shumë politikanë dhe qeveritarë e drejtues shtetesh të ndryshëm si dhe kori diplomatik ndërkombëtar në Prishtinë. Pas seancës solemne, të pranishmit dolën në sheshin qendror të prishtinës, ku ndoqen parakalimin e forcave të sigurisë së kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here