15 urdhra për 15 ndotësit mē të mëdhenj në vend janë përgatitur në kuadër të muajit të mjedisit. Nga ministria e mjedisit janë parashikuar ndryshime të rregullave për guroret, ashpërsim të ligjit pēr prodhimin e qeseve plastike, largimin nga qendrat e banuara te pikave te grumbullimit të skrapit si dhe vendimin për ndalimin e futjes së makinave të vjetra në Shqipëri qē pret tē nisë zbatimin në mars. Problemi madhor janë landfillet e mbetjeve tha në fjalën e tij numri 1 i mjedisit Blendi Klosi.
Edhe ministri i bujqesise Niko Peleshi dhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro shprehën të njëjtin shqetësim. Gjatë këtij muaji, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pritet të ndërhyjë tek të gjithë ndotësit në mjedis në kuadër të operacionit “Clean and Green 2020”.