Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Aksident i rëndë në Velipojë, babai me një fëmijë humbin jetën, 5...

Aksident i rëndë në Velipojë, babai me një fëmijë humbin jetën, 5 të plagosur

0
3918

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë babai dhe një prej fëmijëve të tij kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë Kishës së Velipojës dhe sipas informacioneve të policisë në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Në një prej makinave ishte duke udhëtuar një familje e përbërë prej 5 anëtarësh.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here