Bisedimet, Kryeministri grek merr vendimin e madh për negociatat me Shqipërinë…

0
994

 

Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për çështjet  e pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke thonë se dy ditë më parë kryeministri grek ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar.

Sakaq, tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias deklaroi se se marrëveshja e shumëpërfolur me shtetin shqiptar është mbyllur që prej një muaji. Ndërsa nga pala shqiptare ende nuk ka një reagim zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here