Dokumentet që hiqen për të marrë pensionin e pleqërisë

0
1287

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dokumentat e plota që duhen për të marrë pensionin. Me heqje e certifikatave, tashmë është lethtësuar procesura për të marrë pensionin, ku ka më pak dokumentat.

Dokumentet për moshën
Për të përfituar pension pleqërie, pension të reduktuar dhe pension si nënë me shumë fëmijë përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.
Përfituesi për pension pleqërie ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme. Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: Fotokopje e kartës së identitetit. Vërtetim nga Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit. Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. Dy fotografi.

Dokumentet per vitet e punës
Libreza e punës. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore. Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare). Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm
ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë
mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga punë. Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj). Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët. Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga pune).

Dokumentat për pagat
Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994) Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here