Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.
Dje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë seancë merrnin pjesë shumë politikanë e diplomatë.
Të pranishëm ishin edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.