Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij përshëndetëse në Kuvendin e Kosovës, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.
Gjatë fjalimit të tij, Rama teksa foli për marrëdhëniet me vendet e rajonit, përmendi edhe Serbinë, duke u shprehur se shqiptarët dhe serbët do të bashkëjetojnë dhe do e shohin marrëdhënien si një fqinjësi të mirë.
Sakaq, Rama ka folur për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës: Tashmë jetojmë në një fushë të njëjtë mediatike dhe ndërveprimi ekonomik dhe politik të vazhdueshëm, të programit të së ardhmes. Mbi pasqyrimin e këtij realiteti nuk është e pamundur të përfytyrohet e ardhmja e ndritur e Kosovës”- është shprehur kryeministri Rama.