“Luftë” në Shqipëri por të bashkuar në Kosovë. Politikanët shqiptarë në seancën solemne…

0
701

 

10-vjetori i pavarësisë së Kosovës ka bashkuar politikën shqiptare. Ndonëse ndahen për shumë çështje dhe kemi parë që çdo të enjte salla e parlamentit shndërrohet në arenë lufte, Kosova ka bërë bashkë sot opozitarë e qeveritarë, të majtë e të djathtë.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. E në këtë seancë marrin pjesë shumë politikanë e diplomatë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe politikanë të tjerë shqiptarë marrin pjesë në seancë.

Berisha-kryemadhi

Ndërkaq të pranishëm janë edhe ish-senatori amerikan Eliot Engel, ish-presidenti kroat Stipe Mesic, ish-kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish-administratori i UNMIK-ut Bernard Kuchner, ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ambasadorë dhe mysafirë nga shumë vende të botës.

Veseli: Dekada e dytë e shtetit, dekadë e transformimit ekonomik
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në seancën solemne për nderë të 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se dekada e dytë e shtetit kërkon më shumë punë e përgjegjësi.

Në këtë drejtim, ai renditi transformimin ekonomik, si angazhimin kryesor të institucioneve të vendit.
“Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se çlirimi dhe ndërtimi i shtetit. Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër, shumë më të shpejtë e përmbajtjesor të zhvillimit ekonomik.

Dekada e dytë e pavarësisë, duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës fillon në ora 13:00 dhe mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here