Mesazhi i Kryemadhit nga Kosova: Pavarësia meriton të kremtohet pa mëri e ndasi politike

0
1074

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mori pjesë në ceremoni shtetërore me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Përmes një statusi në Facebook, Kryemadhi thotë se kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

Statusi i plotë: 

Sot në ceremoninë shtetërore me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës politika shqiptare u prezantua me të gjithë spektrin e saj.
Kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.
Sot nderojmë dhe respektojmë të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në mbarë botën, krijimin e shtetit të Kosovës, një ditë që na bën të ndjehemi krenarë për çka u arrit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe me përpjekjen e popullit të Kosovës.
Liria dhe pavarësia ishin vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe të vështirë shtetformues, që do të vazhdojë ende për të mundësuar që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe evropiane.
Dhe për këtë, Shqipëria dhe Kosova kanë ende për të mësuar dhe rrugë për të bërë.
Kjo është dhe sfida më e madhe e dy shteteve të shqiptarëve që sot festojnë e nesër duhet të vazhdojnë sërish të përpiqen të bëjnë më të mirën për qytetarët e tyre. 🇽🇰 🇦🇱

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here