Në grindje me të vëllanë,e godet me thike

0
1297

Një 23 vjeçar ka goditur me thikë vëllanë e tij 5 vjet më të vogël, për arsye ende të paqarta. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës në Tiranë dhe menjëherë pas krimit, shtetasit Valmir Preka është arrestuar.

“Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllanë shtetasin M.P,  18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë”, sqaron policia.

Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe  “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here