Ne tregun e bagëtive te ish fushës se aviacionit te Shtojit, bëhen përpjekje për te kontrolluar gjendjen shëndetësore te kafshëve qe sjellin këtu fermerët, menyre qe te mos lejohet hyrja e atyre qe mund te jene me sëmundje. Për ketë qellim ne mjediset e këtij tregu tashme është i perditeshem shërbimi veterinar:
Edhe njeri nga tregtaret e mishit ne qytet, qe vjen këtu për te blere bagëtitë për ti therur, thekson rritjen e sigurisë:
Por veterinari Ndou, thotë se siguria për gjendjen shëndetësore te bagëtive duhet te filloje qe ne fshat, gjë qe nuk behet pasi është hequr shërbimi veterinar pranë njësive administrative, një vendim ky mjaft i gabuar:
Sipas veterinarit Voc Ndou, nëse shërbimi veterinar do te funksiononte pranë njësive administrative, atëherë edhe matrikullimi i bagëtive do te behej rregullisht, edhe siguria ne treg për te gjitha prodhimet blegtorale do te ishte shume me e madhe.