I është dhënë lamtumira e fundit piktorit të njohur Shkodran, Ndoc Gurashi. Mesditën e së dieles, arkivoli me trupin e pajetë doli për herë të fundit nga shtëpia e tij në Gjuhadol, aty ku për vite me radhë ai jetoi dhe kontribuoi me artin e tij, duke spikatur për veprat që la pas, por edhe për qytetarinë dhe modelin mbi të cilin ndërtoi jetën e tij.
Ajo që ra në sy në këtë ndarje të fundit më të, ishte mungesa e autoriteteve vendore e qendrore, ku i vetmi që mori pjesë në ceremoninë mortore ishte deputeti Lorenc Luka. Artisti Adrian Paci njëherësh i afërm i Ndoc Gurashit, ndan pak fjalë me mediat, në këtë ditë zie, pasi në pak ditë kjo familje humbi piktorin e mirënjohur dhe bashkëshorten e tij.
Ndoc Gurashijë nga emrat më të mëdhenj te artit figurativ shkodran e shqiptar mbylli sytë në moshën 95 vjeçare. I vlerësuar me shumë çmime e tituj, me ekspozita të hapura brenda dhe jashtë vendit, ai do të mbetet në memorien e të gjithëve si një nga personalitetet e shquara të Shkodres, ashtu siç në vetvete ishte edhe familja e tij.