Rëndohet bilanci i aksidentit në Velipojë, vdes babai dhe dy femijët 8 muajsh dhe vajza 5 vjeçe

0
10487

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës vajza tjetër e viktimës Edmond Preka, duke e çuar në 3 numrin e të vdekurve në këtë aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Kishës së Velipojës.

Viktima Edmond Preka ishte duke udhëtuar me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët me makinën tip “Alfa Romeo” kur u përplas me mjetin tip “Hyundai” fuoristradë e drejtuar nga Sokol Mullia, i cili poashtu mbeti i plagosur së bashku me pasagjerin Andrea Gjergji.

Preka dhe djali e vogël vetëm 8 muajsh ndërruan jetë në vendngjarje ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Fatkeqësisht, vajza 5 vjeçare e familjes Prendi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here