Një sekuestrim masiv droge në Itali. Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar 250 kg marijuanë, ndërsa në pranga kanë rënë një italian nga Brindisi dhe dy shqiptarë. Bëhet fjalë për Salvatore Lograno, 43 vjeç, Renato Uku, lindur në Tiranë po rezident në Firence dhe Oltion Proko nga Vlora.

Renato Uku

Oltion Proko
Ata akuzohet për posedim lënde narkotike me qëllim shpërndarjen në rrethana të rënduara. Tre personat janë arrestuar gjatë një operacioni të karabinierëve të Leçes në Torre Chianca.
Sipas karabinierëve, italiani Lograno u ndalua gjatë një kontrolli rrugor, ndërsa lëvizte me një makinë “Mazda 5” dhe iu gjetën 50 pako me rreth 54 kg drogë të llojit marijuanë.
Më pas u krye kontroll edhe në dy vila në Torre Chianca, ku karabinierët kanë gjetur 123 pako të tjerë ne drogë, me peshë totale rreth 200 kg.
Aktiviteti hetimor bëri të mundur gjithashtu bllokimin pranë zonës ku po bëhej kontrolli, të një tjetre makine, një “Nissan Note”, në pronësi të italianit por me të cilën udhëtonin dy shqiptarët. Droga, më shumë se 250 kg është dhe automjetet janë sekuestruar nga policia.