Shkoder, shkatërrohet pasuria publike! Godinat e ish-ndërmarrjeve shtetërore, drejte shembjes        

0
1475

…..Natyrisht qe veç shkatërrimit, asgjë tjetër nuk mund te ndodhte kur lihet si mall pa zot ! Kjo është njëra nga godinat e ish – fabrikës se duhan cigareve Shkoder, e lënë  për 28  vjet ne mëshirën e fatit ! Gradualisht ajo ka ardhur duke u amortizuar për te kaluar ne fazën e shembjes !

Edhe pse ndodhet fare pranë rrugës kryesore, as qe don te ia dije njeri per gjendjen e saj ! Perkundrazi, bejne kujdes kalimtaret prane saj se mos shemben muret dhe u rrezikohet jeta ! Dikur  fabrike qe përmendej edhe si krenari jo vetem e industrise se Shkodres, por e gjithe Shqiperise, sot renkon e braktisur dhe ne kthetrat e shkatërrimit !

E çuditshme, pasuri publike e ndertuar me mundin dhe djersen e popullit ne nje kohe te veshtire, ka mbetur edhe jashte vëmendjes me minimale te organizmave shteterore ne Shkoder ! E ndodhur ne nje zone te hapur dhe mjaft te pershtateshme biznesi, ku nuk mungojne asnjë nga elementet  e kryesore te infrastruktures, kjo godine shume mire mund te adaptohej ne dispozicion te biznesit apo shërbimeve !

Me interesimin e agjensive qe jane marre me menaxhimin e pronave publike dhe te Prefektures se Shkodres, jo vetem kjo, por i gjithe kompleksi i ish- fabrikes se duhan cigareve do te kishte nje pamje tjeter, dhe jo te kthehej ne germalle !

Fatkeqesisht ky interesim ka munguar dhe mungon edhe nga Prefektura e  Bashkia e Shkodres, edhe nga institucionet e tjera shteterore qe kane detyrime per ruajtjen e  prones publike, prandaj kjo dhe shume godina te tjera te ish-ndermarrjeve industriale ne Shkoder jane shkatërruar, kur fare mire mund te ktheheshin ne te dobishme per qytetaret dhe bizneset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here