Presidenti, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Prishtinë për 10 vjetorin e Kosovës ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin kroat Stipe Mesiç.
Të dy ata kanë pozuar në një foto, duke bërë shqiponjën, simbol i flamurit shqiptar.
“Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot në Prishtinë në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mikun tim dhe të kombit shqiptar, Stipe Mesiç, një burrë shteti i shquar”.
Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, gjithmonë është i njohur për simpatinë ndaj shqiptarëve.