Tenton t’i shpëtojë policisë, por makina e shqiptarit del nga rruga. I kapen 161 kg drogë…

0
923

Ka dështuar tentativa e një të riu shqiptar për të trafikuar marijuanë drejt greqisë. Mjeti me të cilin shqiptari op kalonte nga kufiri i gjelbër drejt shtetit fqinj, është pikasur nga policia greke, e cila u vu në ndjekje të tij.

Mjeti është tentuar të ndalohet teksa kishte marrë drejtimin për Antirio, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë duke i ikur postbllokut.

Gjatë ndjekjes nga policia, mjeti ka dalë nga rruga në Kompoti, Art, si pasojë e shpejtësisë me të cilën lëziste.

Nga kontrolli i ushtruar në mjeti, policia greke ka gjetur 98 pako me marijuanë, me peshë totale 161 kg e 31 gramë. Sakaq, u arrestua drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar shqiptar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike ishte marrë me qira nga një tjetër shqiptar 23-vjeçar, i cili u arrit të kapej nga policia në Agio Pantaleimona, në Athinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here