Efthymiou Efthymious, 41-vjeçari grek i cili u arrestua si ekzekutor i Devi Kasmit, mbi trupin e të cilit zbrazi 5 plumba e ka mohuar akuzën dhe ka sqaruar se në Shqipëri ka ardhur për qef.
Nëpërmjet një telefonate nga burgu për mediat greke, është shprehur se kjo që po i ndodh është tragjike se është i pafajshëm dhe se policia shqiptare e bëri atë ‘kokë turku’.
“Është një gabim i tmerrshëm, është tragjike kjo që po ndodh.Jam i pafajshëm sigurisht që nuk e kam bërë unë. Policia shqiptare kishte evojë për një kokë turku për të zgjidhur çështje. Më konsidrojnë vrasës me pagesë a ka kuptim kjo?”, është shprehur ndër të tjera greku.