Aksidenti në Velipojë, mjeku i urgjencës Lahi: Mjekët u nxituan kur dhanë lajmin e vdekjes së 10 vjeçares…

0
5571

 

Mbrëmë në orët e vona mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës dhanë lajmin se tragjedia është thelluar duke shkuar në 4 numri i viktimave, anëtarë të së njëjtës familje nga aksidenti i rëndë në Shkodër.

Ndërkohë, ditën e sotme shefi i urgjencës, Astrit Lahi sqaron se vajza 10-vjeçare po mbahet ende në jetë me aparatura, ndonëse truri dhe trupi i të miturës është jashtë funksionit.

Sipas Lahit, mjekët janë nxituar mbrëmë duke dhënë lajmin se e mitura ka ndërruar jetë, edhe pse sipas tij rikthimi i saj në jetë është thuajse i pamundur, si dhe shpresat për të janë të vogla, pasi nuk ka përmirësime.

Nga aksidenti i djeshëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë kanë ndërruar jetë tre pjesëtarë të familjes Preka.

Kryefamiljari Edmond Preka dhe djali i vogël 9 muajsh ndërruan jetë në vend për shkak të përplasjes së fortë të makinës së tyre “Alfa Romeo” me targa “AA 474 NJ” me një fuoristradë tip “Hyundai” me targa “AA 292 OL”.

Dy vajzat, Ajsel 5-vjeçe dhe Noemi 10-vjeçe u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës, ku fatkeqësisht 5-vjecarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Nëna e tyre, Evisa, është e vetmja e mbijetuar e aksidentit fatal, dhe vijon të jetën nën kujdesin intensiv të mjekëve po në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti sipas hetimeve paraprake dyshohet të ketë ndodhur për shkak të errësirës në rrugë dhe shpejtësisë së madhe.

Dy djemtë e plagosur në makinën tjetër, Sokol Mullaj dhe Ndrek Gjergji janë jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here