Përmirësohet situata shëndetësore e 36 vjeçares, Etleva Preka, e cila humbi një ditë më parë në aksident bashkëshortin dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar mjekja e urgjencës në Shkodër, Dhurata Uruçi, sipas të cilës gruaja, nënë e tre fëmijëve, është përmendur. Ndërkohë vijon të mbetet akoma në koma vajza 10 vjeçe, N.P.
“Vetëm vajza 10 vjeçe po mbahet me aparatura. Gjendja e saj aspak e mirë” thotë mjekja.
Po sipas saj, tre të plagosurit e tjerë në mjetin tip ‘Fuoristrade’, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti tragjik per familjen Preka u shënua një ditë më parë në rrugën Shkodër – Velipojë.
Përplasja fatale e dy automjeteve kokë me kokë me njëra – tjetrën la të vdekur 40 vjeçarin Edmond Preka, djalin 9 muajsh dhe vajzën 5 vjeçare