Deklarata për president të përbashkët, në Serbi kërkohet që Rama të shpallet ‘non grata’

0
1001
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Propozimi i kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës për të pasur një president të përbashkët si simbol të unitetit kombëtar ka shkaktuar reagime në Serbi.

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popovic i ka kërkuar qeverisë serbe që vendi ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, person ‘non grata’ për shkak të deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

“Këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar ne e shohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon të aneksojë Kosovën e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”- ka thënë ndër të tjera Popovic, raporton media serbe, B92.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çfarë është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”- tha Rama të dielën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here