Famullitari i Shkodres Dom Vlashi eshte lutur per familjen Preka qe u perfshi ne aksidentin e rende diten e djeshme ne Velipoje. Ai ka njohur nga afer familjen, duke qene se ka qene drejtues i kishes per shume kohe ne kete zone. Dom Vlashi kerkon edhe nga te gjithe qytetaret qe te luten per Noemin, vajzen e vogel 10 vjece qe po lufton per jeten.
“Shumë të dashtun e të nderum miq,
Sapo u ktheva nga Velipoja që kurrë nuk e pash ma ngusht, ma në zi e ma të plagosun.
Kërkoj lutjen Tuaj për jetën e Noemit 10 vjeç, që humbi baben, vëllain e vogël e motren, ndasht Zoti ta ruajë në jetë si dashninë e vetme të mbetun të nanës. Lutjen tuaj…, për gjithë atë popull të përlotun, të gjunjëzumë dhe në zemer të plagosun. Kryqi i kësaj ngjarje peshon ma shumë se mund të bajne familjarët… Le të shpresojnë edhe njëhere se bijtë e saj, engjëjt e pafajshëm, nuk mund të treten në errësinë apo në asgja… por shpirti i tyne kjoftë i perqafumë nga krahët e mëshirshëm dhe të mirë të Zotit. Kurrë nuk do të dyshoj se Dashnia gjithmonë do të ngadhenjejë mbi vdekjen!”
Dom Vlashi