Sipas burimeve që vijnë nga Kuvendi, në seancën plenare të ditës së enjte do të zhvillohen dy interpelanca, ajo me ministren e Arsimit Lindita Nikolla mbi reformën në arsim dhe me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbi kontrollet shëndetësore, respektivisht të kërkuara nga deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Pak ditë më parë me anë të një statusi në Facebook, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj i kërkoi interpelancë ministres Nikolla duke shkruar se universitetet janë në kolaps të plotë dhe se vonesa e pagave të mësuesve është vetëm maja e ajsbergut të problematikave në institucionet arsimore.
Ndërsa kërkesa për interpelancë me ministren Manastirliu është dorëzuar në Kuvend nga grupi i PS-së.