Prej 1 viti pezull, dega e fondit te sigurimit te detyrueshem te kujdesit shendetesor Shkoder tashme ka nje titullar te ri. Kete te hene eshte emeruar ne kete pozicion Markens Shllaku. Ai vjen nga rradhet e mjeksise, ku per disa vite ka sherbyer si mjek ne qendren shendetesore Gur i zi.
Ndersa tashme vihet ne krye te fondit te detyrueshem te kujdesit shendetesor. Per me teper se nje vit ky institucion eshte drejtuar nga nen drejtioria Mirsada Muja. Markens Shllaku ne vitin 2015 ka qene pjese e 732 kandidateve te cilet u vune ne gare per marrjen e specializimit duke u renditur keshtu ne listen fituese.
Qe nga ky moment ai do te sherbente si mjek i pergjithshem ne qendren shendetesore gur i zi, ndersa nga kjo e hene vjen ne krye te fondit. Nje institucion ky i cili ne Shkoder ka nje sere detyrash per te zgjidhur, duke nisur qe nga lista e rimbursimeve ku ne metropolin verior ka nje sere anomalish e deri tek farmacite dhe menyra e zbatimit te kontrates.
Pasi keto te fundit ne rregullin numer 1 te tyre, ate te qendrimit ne baze te nje grafiku per 24 ore ne sherbim, nuk e zbatojne. Mbetet per tu pare se cilat nga keto probleme do te jene ne fokus te drejtorit te ri te fondit doktor Markens Shllaku.