Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Integrimi i Shqipërisë në BE, Bushati: 2018, dritare e artë për vendimarrje

Integrimi i Shqipërisë në BE, Bushati: 2018, dritare e artë për vendimarrje

0
713

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ripërsëriti pritshmërinë  qe  qeveria shqiptare ka për hapjen brenda këtij viti të negociatave të Shqipërisë me BE.

Duke folur në konferencën përmbyllëse të Akademisë së Integrimit Europian, Bushati tha se 2018 është një dritare e artë për vendimarrje.

Në këtë proces, tha ai, qeveria e ka të domosdoshme të  ndërtojë kanale të qartë komunikimi dhe konsultimi me aktorë të shoqërisë civile.

Bushati: Strategjia e zgjerimit është një hap pozitiv edhe sa i përket vlerësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë individuale. Besojmë që në prill, Komisioni Europian do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë, bazuar dhe në rekomandimin e 2016.

Nuk ka vend për vetëkënaqesi. Procesi i fillimit për anëtarësim për ne BE do të jetë një proces edhe më imponues, edhe më kërkues dhe natyrisht që e konsiderojmë 2018 si një dritare të artë për një vendimarrjen për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Qeveria e ka të domosdoshme, sidomos në procesin e anëtarësimit të BE për të ndërtuar kanale të qartë komunikimi dhe konsultimi me aktorë të shoqërisë civile.

Nuk është se do të negociojmë diçka me BE, thjesht do të duhet të negociojmë afatet brenda të cilave marrim përsipër  për të zbatuar të drejta dhe detyrime të caktuara. Procesi është i njëkahshmëm sa i përket detyrimeve që duhen respektuar në praktikë dhe përmbushjes së këtyre standarteve.

Ndërkohë Bushati indirekt ka komentuar edhe debat e fundit rreth negociatave me Greqinë.

Bushati: Është e vërtetë që qeveria është aktori kryesor që negocion, meqënëse kanë lindur spekulime ditët e fundit se kush negiocion në emër të Republikës së Shqipërisë. Si në çdo vend tjetër të botës mund të them se në emër të Republikës së Shqipërisë negocion qeveria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here