“Shpjegova procedurat gjatë kohës që isha ministër”, tha shkurtimisht Haxhinasto për mediat. Ndërkohë, pyetjes së gazetares së ‘News24’ Klodiana Lala nëse kishte ngritur në grup pune për çështjen e skandalit me rrugës, Haxhinasto nguroi t’i përgjigjej.
Kujtojmë se ish-ministri i LSI-së qëndroi për gati 2 orë në ambientet e Krimeve të Rënda, ku u pyet si person që ka dijeni për abuzimet me fondet e kësaj rruge, për të cilat janë arrestuar 3 ish-zyrtarë, mes tyre kreu i ARRSH-së Dashamir Xhika.
Kjo çështje është verifikuar, pasi ka dyshime që ministri ka shpërdoruar detyrën duke mos ngritur një grup pune që të analizonte situatën e krijuar pas disa auditesh që kishin konstatuar abuzime me fondet për rrugën Tiranë-Durrës.