Përkeqësohet moti, nesër priten shtrëngata shiu në veri

0
861

Ditën e sotme ka mbizotëruar një mot me reshje te dobëta shiu, lokalisht mesatare. Ndërsa nesër do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve të shiut, sidomos në veri të vendit.

Në  qarkun Shkodër do të ketë rritje intensive të shirave dhe shtrëngata, por nuk paraqitet rrezik për përmbytje.  Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

Sipas institutit te Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9/12; në vendet e ulëta: 7/10; në vendet malore: 1/6 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here