Betohen diplomatët e rinj, ja porosia e ministrit Bushati

0
828

U zhvillua sot pranë ambjenteve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ceremonia e Aktit të Betimit të gjeneratës së re të diplomatëve e quajtur gjenerata “Ismail Qemali”, ku mori pjesë edhe ministri Ditmir Bushati.

Në fjalën e tij përshëndetëse, duke iu uruar suksese në pikënisjen e tyre të punës në Shërbimin e Jashtëm, ministri këshilloi diplomatët e rinj të udhëhiqen nga dy parime gjatë aktivitetit të tyre të mëpasshëm: dashuria për atdheun dhe rritja profesionale.
WhatsApp Image 2018-02-20 at 17.33.49 (2)
“Është e rëndësishme që në thelb të punës suaj si diplomatë të keni dashurinë për atdheun. Jetojmë në kohë të pasigurta, kur tundet flamuri i nacionalizmit, por dashuria për atdheun, duhet të ndërthuret me dashurinë për detyrën, shumëfishimin e dijeve tuaja në praktikë. Kështu do të kemi një pozicionim më të mirë në Shërbimin tonë të Jashtëm”, u shpreh ministri.

Mentori i gjeneratës së vitit 2017 është prof.dr. Fatos Tarifa, ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili vlerësoi faktin që iu dha mundësia të drejtojë gjeneratën “Ismail Qemali”, nisjen e karrierës së diplomatëve të rinj në Shërbimin e Jashtëm, çka e konsideroi vokacionin e vërtetë të jetës së tyre profesionale.

 

Ceremonia e betimit të diplomatëve të rinj, tashmë po bëhet një traditë për diplomacinë shqiptare. Gjenerata e parë e diplomatëve të rinj, ishte ajo e vitit 2015 që u quajt gjenerata “Urdhëri i Skënderbeut”, më pas gjenerata e vitit 2016, e cila u quajt gjenerata “Rauf Fico”, për të vijuar me gjeneratën e vitit 2017 që mban emrin e Ismail Qemalit.

Diplomatët e rinj bënë betimin para Kushtetutës dhe flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar. Në ceremoni morën pjesë punonjës të MEPJ-së, të ftuar dhe familjarë të të diplomatëve që kryen Aktin e Betimit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here