Bushati i pergjigjet Metes

0
743

Pak orë pas publikimit të letrës së presidentit Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së ministrit të Jashtëm, lidhur me autorizimin e negociatave për kufijtë detarë me Greqinë, vjen edhe përgjgija e vetë Ditmir Bushatit.

Zyra e shtypit pranë ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, i përgjigjet presidentit, duke i sqaruar se letra e tij po shqyrtohet dhe i vë në dukje se procesi është kompleks dhe kërkon qetësi dhe maturi.

“Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj  kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministrisë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.

Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.
Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj  kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston”, thuhet në reagimin e ministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here