Firenze, shqiptari godet shokun e tij me thike

0
1201

Një burrë u ther në shpinë në zonën e Sesto Fiorentino, duke përfunduar në spital me dëmtime të rënda të mushkërive.

Burri me origjinë shqiptare është goditur pas një mosmarrëveshje në rrugën “Scopino” të Firenzes në Itali, ndërsa autor dyshohet të jetë një tjetër shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se autori i ngjarjes u arratis menjëherë pas krimit, ndërsa i plagosur i mbuluar me gjak u zvarrit deri pranë një pike karburanti në rrugën “Pratese” duke kërkuar ndihmë.

Sapo mbërriti, ai u rrëzua në tokë, ndërsa ishin punëtorët e karburantit ata që lajmëruan ambulancën dhe karabinierët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here