Tuesday, April 16, 2024
Home Kronika Humbën jetën tragjikisht në aksident, përcillen për në banesën e fundit babai...

Humbën jetën tragjikisht në aksident, përcillen për në banesën e fundit babai me dy fëmijët…

0
2729

 

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë dhe miq u kanë dhënë lamtumirën e fundit Edmond Prekës dhe dy fëmijëve të tij që humben jeten tragjikisht ne nje aksident rrugor pasditen e 18 shkurtit 2018.

Ceremonia mortore u zhvillua në kishën e Velipojës. Mesha per 3 viktimat e aksidentit u mbajt nga arqipeshkevi i Shkodres imzot Angelo Massafra.

Ndërkaq vijon të paraqitet e rëndë gjendja shëndetësore e vajzës 10 vjeç e cila ndodhet në koma, ndërsa bashkëshortja e Edmondit, Etleva Preka fatmirësisht është përmirësuar pas aksidentit.

Përplasja fatale e dy automjeteve kokë me kokë me njëra – tjetrën la të vdekur 40 vjeçarin Edmond Preka, djalin 9 muajsh dhe vajzën 5 vjeçare, ndërsa u plagosën rëndë 36 vjeçarja Etleva Preka dhe vajza 10 vjeçe, N.P.

Familja Preka po udhëtonin në mjetin tip “Alfa Romeo” me targë AA 474 NJ kur rreth ores 18:00 janë përplasur me fuoristraden me targa AA292L. Në këtë automjet udhëtonin Sokol Muja drejtues mjeti dhe Ndreke Gjergji, të cilët po ashtu mbetën të plagosur por tashmë gjednja shëndetësore e tyre është përmirësuar.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe errësira në rrugë.

Goditja ka qënë fatale, pasi dëmtimi i mjeteve është i lartë, veçanërisht i “Alfa Romeos” ku udhetonte familja Preka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here