Marku me shtëpi në Tirane ne mbrojtje nga garda

0
1180
SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR - /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR -

Pas vendimit të qeverisë për t’i paguar qiranë, Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është transferuar përfundimisht në Tiranë.

Sipas burimeve  Garda e Republikës ka marrë në ruajtje banesën e saj në lagjen e njohur si “Selvia”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Marku ka një javë që është transferuar në Tiranë në banesën e re që i është siguruar nga Shteti.

Për katër javë rresht ajo udhëtoi çdo ditë drejt Shkodrës, ku ka edhe banesën e saj.

Marku u zgjodh në detyrën e përkohshme vetëm me votat e shumicës parlamentare dhe mes kundërshtimeve të ashpra të opozitës, e cila ndezi edhe tymues e flakadënë në sallën e Kuvendit teksa Marku betohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here